Orthodox Autocephalous Church of Albania-Supporters

Τετάρτη 9 Ιανουαρίου 2013

Theofania në Sarandë


Tashmë është bërë traditë që e kremtja e ujit të bekuar në mitropolinë tonë të festohet me madhështi në qytetin e Sarandës, kjo për vetë faktin se pranë kishës ndodhen edhe ujërat e detit Jon. Kjo Liturgji u kryesua nga mitropoliti i Gjirokastrës Dhimitri ku përveç besimtarëve të shumtë që merrnin pjesë, në të merrnin pjesë edhe konsulli i konsullatës Greke në Gjirokastër z. Nikolla Kotrokois, Ministri i Punëve dhe Çështjeve Sociale z. Spiro Ksera, kryetari i komunës së  Livadhjasë z. Irodh Dalani dhe kryetari i komunës së Finiqit z. Sokrat Spiro. Kryqi këtë vit u kap prej të riut nga Saranda me emrin Foti. Me shumë shprestari kjo ditë u prit edhe në qytetin e Përmetit ku kryqi u hodh në ujërat e lumit Vjosë. Përveç këtyre qyteteve që përmendëm, kjo festë u kremtua edhe në qytetin e Gjirokastrës, Himarës, Dhërmiut dhe Këlcyrës.
Emiliano Lito




Δεν υπάρχουν σχόλια:

Δημοσίευση σχολίου